Aktuale

Ndërron jetë gazetari i njohur në Kosovë

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur Hazbi Gashi, njofton Gazeta Blic.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë, Halil Matoshi, përmes një shkrimi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Lamtumirë koleg!

Tronditës lajmi qe ti nuk je mâ mes nesh, koleg dhe mik Hazbi!

Ike herët kur ende mund t’i jepje shumë atdheut, familjës dhe shoqërisë.

Sot m’u rikthyen si në retrovizor vitet ‘80 kur nisëm hapat e parë në gazetën e studentëve “bota e re”, pastaj takimet e rastit dhe debatet në rrjetet siciale.

Falemnderit!

Dritë të pastë shpirti Hazbi shoqi!