ShowBiz

Ndërron jetë reperi i njohur

Reperi Prodigy i grupit “Mobb Deep” ka vdekur të martën në moshë 42 vjeçare.

MC i njohur është gjetur pa vetëdije në Las Vegas dhe derisa shkaktari i vdekjes mbetet i paqartë, zëdhënësi i grupit ka publikuar një deklaratë për media duke e konfirmuar vdekjen.

Ai ka bërë të ditur se Prodigy ishte hospitalizuar para disa ditësh në Vegas, pas komplikimeve nga anemia.

Reperi e ka pasur këtë sëmundje që nga fëmijëria, ndërsa akoma nuk është caktuar shkaku i saktë i vdekjes.

Grupi “Mobb Deep” përbëhej nga dyshja Prodigy dhe Havoc, të cilët kanë qenë shumë të suksesshëm në vitet e nëntëdhjeta.

the authorE B