Aktuale

Ndjekje spektakolare, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili ka tentuar të hyjë në mënyrë ilegale në këtë vend, pasi atij i ishte ndaluar hyrja.

Ai ishte depërtuar nga Italia, pasi akuzohej se shoqërohej me njerëz të rrezikshëm me qëllim për të kryer krime apo për vjedhje.

34-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i dituar është prangosur nga policia teksa ishte në makinën e një tuniziani.

Mediat italiane njoftojnë se, pas një ndjekej të gjatë, policia ka mundur të prangos shqiptarin, të cilin e ka çuar para gjykatës.

Gjykata italiane ka vendosur të dënojë shqiptarin me 1 vit e dy muaj burg, si dhe të depërtojë për në Shqipëri.

Ai pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme, ku do të dorëzohet të autoritetet shqiptare. /GazetaExpress/