Sport

Ndodh edhe kjo: Batshuayi i gëzohet lëndimit të Moratas

Michy Batshuayi e ka pranuar se i është gëzuar lëndimit të Alvarao Moratas, pasi tashmë do të ketë më shumë mundësi për të luajtur

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka pësuar një lëndim, i cili pritet ta lërë jashtë fushave të gjelbra për rreth një muaj.

Kjo ka gëzuar sulmuesin belg, Michy Batshuayi, i cili beson se tashmë do të ketë më shumë mundësi për të luajtur.

“Është e çuditshme të thuash, por nganjëherë fat i keq i dikujt është lumturi për një tjetër”, tha Batshuayi për Sky Sports News.

“E di që do të kem mundësi më shumë për të luajtur në javët e ardhshme. Tashmë varet nga unë që të tregoj se jam i gatshëm. Unë e di që Conte ka besim në mua, në të kundërtën do të më kishte lejuar të largohem”. /Express/