Aktuale

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e pashëndetshme

Ndotja e ajrit në kryeqytet edhe sot vazhdon të jetë e pashëndetshme.
Në Prishtinë ndotja e ajrit vazhdon të jetë shqetësuese, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matjeve të fundit që janë bërë nga matësi i Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit, kjo ndotje është regjistruar si e pashëndetshme.

Në ora 16:00, kur edhe është regjistruar matja e fundit ndotja e ajrit ka arritur shkallën prej 153 PPM, shkruan më tutje lajmi.net.

Kjo shkallë llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe secili mund të jetë i rrezikuar.

Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme respirative, si astma, të mos ekspozohen në natyre, madje këshillohet që fëmijët assesi të mos i lejoni të dalin jashtë në këto kohë. /Lajmi.net/