Sport

Ndryshime te Barcelona

Emri i Theo Hernandezit, mbrojtësi i majtë i huazuar në Alaves nga Atletico Madridi, është njëri prej lojtarëve më të pëlqyer dhe më të kërkuar në “pazarin” spanjoll të futbollit.

Futbollisti, i cili e ka një klauzolë të shkëputjes së parakohshme të kontratës të barabartë me 24 milionë euro, kërkohet nga Real Madridi dhe Barcelona, shkruan zeri.info.

Mirëpo, sipas mediumit spanjoll “Onda Cero”, gjiganti katalunas është duke e bërë hapin vendimtar për ta bërë lojtarin të vetin.

Si? Duke ia garantuar futbollistit një vend titullari në ekip, duke e pasur parasysh shitjen e mundshme të Jordi Albas, i cili është në shënjestër të Paris Saint-Germainit.

Por, jo vetëm kaq. Mbrojtësi i majtë spanjoll mund të përfundojë në formë huazimi, pikërisht në Atletico Madrid, në këmbim të 19-vjeçarit francez.

Verë e nxehtë për Barçën e Atleticon. /Zëri/