Sport

Ndryshimi i madh: Liga e Kampionëve nuk do të luhet më të martën dhe të mërkurën

UEFA së fundi ka bërë disa ndryshime në organizimin e Ligës së Kampionëve, por duket se ndryshimet në këtë garë nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Udhëheqësit e organizatës evropiane të futbollit po mendojnë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve t’i zhvendosin për fundjavë, dhe të mos zhvillohen më ditëve të marta dhe të mërkura.

Ndeshjet e garës më të fortë evropiane për klube do të luhen ditën e shtunë dhe të diel, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të zhvendosen ndeshjet e kampionateve vendase, shkruan lajmi.net.

UEFA po planifikon të rrisë fitimet e veta, dhe është në dijeni se Liga e Kampionëve do të tërhiqte më shumë tifozë nëse ndeshjet do të zhvilloheshin në fundjavë.

Ideja për këtë ndryshim është paraqitur nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, dhe nga i pari i Shoqatës Evropiane të Klubeve të Evropës, Andrea Agnelli./Lajmi.net/