Arsim & Kulturë

Në AAB u mbajt konferenca e dytë studentore e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale ka organizuar konferencën e dytë studentore, në të cilën me punimet e tyre po marrin pjesë studentët e tre degëve të Kolegjit AAB.

Në hapje të konferencës, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. dr. Hysen Kasumi përgëzoi studentët për punën e palodhshme gjatë përgatitjes së punimeve prezantuese. Ai gjithashtu shtoi se Kolegji AAB në vazhdimësi po kontribuon në ngritjen e nivelit të hulumtimeve shkencore.

Në këtë konferencë u trajtuan tema si: Vlerësimi i arritjeve edukative dhe përparimit të fëmijëve i bazuar në kompetenca, Psikoanaliza dhe arti, Numri i madh i fëmijëve në raport me edukatore në edukimin parafillor, Benifitet dhe sfidat e edukimit të fëmijës, etj.. Për studentët kjo konferenca ishte e mirëseardhur. Ata gjithashtu shprehën gatishmëri për të mbështetur aktivitete të tilla edhe në vazhdimësi.

the authorBurbuqe Metolli