Aktuale

Në Bruksel sot vazhdon dialogu teknik Prishtinë-Beograd

Sot në Bruksel pritet që të fillon dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa temë e bisedimeve e ditës së dytë është paraparë për kadastër, pranimi i diplomave dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Në Bruksel mbrëmë ka përfunduar dita e parë e bisedimeve në kuadër të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd.

Dje është biseduar për targat e Kosovës.

Delegacioni i Prishtinës udhëhiqet nga ministrja për Dialog Edita Tahiri ndërsa atë të Beogradit e udhëheq drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.