Aktuale

Në Deçan asgjësohen mbi 9 mijë kg mish

Në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, dje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse, të një personi nën dyshimet se i njëjti  ka bërë  përpunimin e mishit në mënyrë jo të rregullt.

“Rreth orës 14:00 bastisja ka përfunduar, pjesëmarrës kanë qenë edhe inspektorët e AUV-it, me ç’rast janë konfiskuar dhe asgjësuar 9218.20 kg mish dhe produkte të mishit” njofton policia.