Aktuale

Në Deçan diskutohet për ekstremin e dhunshëm

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), organizon konferencën me titull: “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, që mbahet në kuadër të projektit “Të bashkuar kundër terrorizimit”.

Ky projekt sipas njoftimit, implementohet nga QKSS me mbështetjen e qeverisë amerikane.

Derisa konferenca që do të mbahet ka për qellim të që ngrit diskutim rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave me të mira drejt parandalimit dhe luftimit të tij. Këto tema ngërthejnë një spektër të gjerë të grupeve siç janë: roli i grave, nxënësve, gazetarëve dhe komuniteteve fetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në panel do të jenë të pranishëm: Skënder Përteshi, moderator nga QKS, Rasim Selmanaj, Kryetar i Komunës së Deçanit, Rasim Bytyçi, kryetar i Bashkësisë Islame në Deçanit dhe Sejdi Dobraj, komandant i Stacionit Policor në Deçanit.

Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, i cili do të implementohet në 11 komuna të Kosovës.

Konferenca do të mbahet sot në orën 10:30 në Komunën e Deçanit./KosovaPress/