Aktuale

Në gjendje të dehur gjuan me armë, rrezikon gruan dhe djalin

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar, nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe djalin e tij ka shtënë me armë zjarri brenda shtëpisë.

Në njoftim të Policisë thuhet se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishkë.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacionin policor për 6 orë dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /KosovaPress/