Aktuale

Në këtë ditë acari, Ledri Vula ja çfarë zgjedh të bëj

Reperi Ledri Vula është një nga emrat më të suksesshëm të tregut të muzikës shqiptare.

Këngëtari ka rreth vetes një numër të madh fansash të cilët presin me padurim çdo projekt të tij, shkruan lajmi.net.

Por, krahas angazhimit të vazhdueshëm në muzikë, Ledri kohë pas kohe rezervon ditë pushimi për vete.

Njësoj ka vepruar edhe në këtë të diele, ai në rrjete sociale ka publikuar imazhe nga pishina, ku po shijonte në maksimum notin në këto temperatura që po mbretërojnë jashtë.

“I vogël”, titullohet projekti i fundit nga Ledri, të cilin e ka publikuar për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.