ShowBiz

Në këtë vend janë duke pushuar Blero e Afrona

Çifti kanë vendosur që të largohen nga angazhimet e tyre për disa ditë.

Këngëtari i mirënjohur, Blero dhe e fejuara e tij Afrona, janë ndër çiftet më të përfolura në mediat rozë.

Dyshja e njohur janë shumë të pëlqyer nga fansat, ndërsa vazhdojnë të jenë edhe emra shumë të ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Çifti shumë i pëlqyer i showbizit shqiptar, kanë vendosur që të largohen nga angazhimet e tyre për disa ditë pushime në Dubai, shkruan rtv21.

Si Blero ashtu edhe Afrona nuk po hezitojnë që të ndajnë momente të ndryshme për ndjekësit e tyre në rrjetin social Insatgram.

Ndryshe, Blero dhe Afrona ka kohë që janë fejuar, ndërsa dashurinë e tyre me martesë do ta kurorëzojnë në vitin 2019. Dasma e çiftit flitet se do të jetë një dasmë e madhe.