Arsim & Kulturë

Në Kolegjin AAB filloi Shkolla Dimërore për Cyber Security&Privacy

Organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe ICT Academy, sot në Kolegjin AAB filloi Shkolla Dimërore për Siguri Kibernetike dhe Privatësi.

Para një numri të madh pjesëmarrësish dhe të interesuarish për të ndjekur këtë shkollë, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija, foli për punën hulumtuese dhe shkencore që bëhet në AAB si dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Në ditën e parë të punës të Shkollës Dimërore, në fokus ishte siguria e informacionit, mbrojtja e infrastrukturave kritike përmes shembujve konkret dhe rekomandimit të disa zgjidhjeve teknike të Sigurisë Kibernetike. Pjesëmarrësit u angazhuan aktivisht gjatë tërë kohës së zhvillimit dhe demonstrimit teorik dhe praktik të fushave të mësipërme , mirëpo edhe për zgjerimin e njohurive dhe aftësimin në funksion të identifikimit të dobësive të sigurisë dhe mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike.