Aktuale

Në Maqedoni vazhdojnë protestat antishqiptare

Edhe sot në ditën e 39-të, kanë vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare, apo siç po e quajnë maqedonasit “Platforma e Tiranës” dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

Protestuesit të udhëhequr nga shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, theksuan se nuk do të pranojnë zbatimin e dygjuhësisë në vend dhe nuk do të pranojnë një kryetar të ri të Kuvendit, i cili nuk prononcohet kundër “Deklaratës së Tiranës”.