Arsim & Kulturë

Në natën e fundit të PITF 2018 do të jepet shfaqja nga Kosova “Holly Shit”

Sonte, në natën e fundit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Prishtinë, “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2018), në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të jepet shfaqja nga Kosova “Holly Shit” nga aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi.

Në konferencën finale për media, nga shfaqja “Holly Shit” ishin të pranishëm asistent regjisori Butrint Pasha dhe aktori Ylber Bardhi ku u shprehën se janë falenderues ndaj Kolegjit AAB për përkrahjen dhe mundësinë që ja u ka dhënë.

Në këtë konferencë, ass.regjisori Butrint Pasha tregoi për historinë e kësaj shfaqje dhe për mesazhin që e përcjell.

“Kjo është një histori e disa aktorëve hollivudian që vinë në një fshat në Irlandë, të cilët vinë për te gjiruar një film, arsyeja e ardhjes së tyre është për shkak të kostove që në hollivud kish me qenë më shtrejtë se sa në këtë fshat që vinë në Irlandë, gjithë fshati që vinë kta janë statista të atij filmit”, u shpreh Butrint Pasha.

Ndërsa, aktori i shfaqjes, Ylber Bardhi tregon për sfidat që ka kaluar si dhe për sukseset e kësaj shfaqje.

““Kjo është hera e dhjetë ose e dymbëdhjetë që këtë shfaqje po e luajmë në trojet shqiptare, ngado që kemi shkuar në Kosovë është pritë jashtëzakonisht mirë nga publiku, këtë pjesë teatrale gjithashtu e kemi luajtur edhe në AAB, që me këtë rast shfrytëzoj rastin ta falenderoj edhe Kolegjin AAB për mundësitë e mëdha që ofron” shtoi Bardhi.

Kujtojmë se sonte shfaqja “Holly Shit” vjen nga ora 19:00, ndërsa, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të jetë nga ora 20:30 në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB./GazetaKNN/