Aktuale

Në qendër të Prishtinës rrahën një person, Policia arreston pesë të dyshuar

Mbrëmë pas mesnatës (00:30), Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prishtinë, të cilët kanë sulmuar fizikisht një person.
Në qendër të Prishtinës, në rrugën “Luan Haradinaj”, në orët e para pas mesnatës, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë rrahur një person tjetër dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Siç njofton Policia e Kosovës, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/