Aktuale

Në QKUK mungojnë 13 produkte të listës esenciale të barnave

Me 13 produkte në mungesë nga lista esenciale është duke u përballur mjekimi intensiv qendror në QKUK.

Kjo ka bërë që të drejtohen kërkesa urgjente për furnizim me barna, që janë të domosdoshme e pa të cilat rrezikohet mbarëvajtja në këtë shërbim, raporton KTV.

Mjekët thonë se kjo është bërë ngarkesë për pacientët, të cilët po i blejnë vetë krejt çka nevojitet, derisa shoqata e pacientëve vlerëson se institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen të paktën në kompensimin e pacientëve që harxhojnë nga buxheti i tyre.