Aktuale

Në QKUK vazhdojnë me sukses ndërhyrjet kirurgjike të patologjive cerebrovaskulare

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdojnë sukseset në ndërhyrjet kirurgjike të patologjive cerebrovaskulare,si intervenimet më të sofistikuara, me përvojë mbi 30 vjeçare me këto patologji.

Javën e kaluar është realizuar me sukses operimi i një pacienti A.K. 45 vjeç, me Aneurizmë të Arteries Cerebri Anterior djathtas, nga pëlcitja e së cilës është shkaktuar gjakderdhje subaraknoidale dhe intrahemisferike në regjionin ballor të trurit.

Këtij pacienti për realizimin e këtij intervenimi kirurgjik në disa spitale të shteteve regjionale Tiranë, i kanë kërkuar shumën prej 30.000 euro e që variojnë deri në 50.000 euro në Turqi.

Operacioni është kryer nga neurokirurgët Arsim Morina dhe Agon Mekaj, në operacion kanë marrë pjesë anesteziologjia, Qamile Morina, ekipi i instrumentarëve dhe teknikëve të anestezionit.

Diagnostifikimi është bërë me bashkëpunim të vazhdueshëm profesional nga radiologu Bujar Gjikolli.

Gjendja shëndetësore post operative e pacientit është shumë e mirë, pa deficite neurologjike dhe është liruar në shtëpi.