Aktuale

Në raundin e parë u zgjodhën 45 kryetar komunash, 35 shkojnë në raundin e dytë

Dyzet e pesë kryetarë komuna fituan në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në Maqedoni, ndërsa 35 do të shkojnë në raundin e dytë më 29 tetor.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikole, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.

Raund të dytë do të ketë në Bogovinjë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovc, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoreçan, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.

LSDM-ja në raundin e parë fitoi 37-të kryetarë komunash, VMRO-DPMNE 3, BDI 2 dhe Partia Demokratike e Turqve 1.

LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në 5, BDI dhe BESA në 7, në 1 komunë BDI-LSDM, në 1 LSDM dhe Lidhja e Romëve dhe në 1 PDSH dhe BESA.

Ende nuk dihet nëse kryetari i Qytetit të Shkup do të kalojë në raundin e parë. Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov pas 96.79 për qind të votave të numëruara deri më tani udhëheq kundër kandidatit nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski me 50,27 vetëm 36,01 për qind të votave. Mbetet të numërohen votat prej 22 vendvotimeve dhe më pas do të dihet nëse Shkupi do të fitojë kryetar komune në raundin e parë ose do të ketë një raund të dytë më 29 tetor.