Aktuale

Në sallë hyjnë disa deputetë të Nismës

Deputetët e Nismës për Kosovën që janë në kuadër të koalicionit me PDK-në dhe AAK-në kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët Milaim Zeka, Zafir Berisha, Haxhi Shala, etj, me të hyrë në sallë janë përshëndetur me kolegët e tyre nga LAA dhe Vetëvendosje.

Deputetët tjerë të PAN-it ende nuk kanë ardhur përkundër thirrjeve të udhëheqësit të seancës, deputetit Adem Mikullovci i cili kërkoi nga ata që të vijnë ose do të fillojë seanca pa ta./KosovaPress/