Sport

Në stadiumet e Kosovës nuk ka as stole, ndërkohë Bayernin në stadium mund ta shikoni edhe nga shtrati tani

Në Kosovë stadiumet tona nuk kanë akoma karrige për tu ulur shikuesit.

Por në Gjermani, karriget janë të harruara tash e disa dekada me parë, tani skuadra e njohur gjermane Bayern Munich, ka arritur një marrëveshje për vitin 2019 për ndërtimin e disa dhomave luksoze brenda stadiumit për të parë ndeshjet e gjigantit gjerman.

Kjo marrëveshje është arritur me Marriott, e cila posedon disa hotele në gjithë botën.

 Në këtë mënyrë, të ftuarit mund të shijojnë spektaklin në fushë nga dhoma e rehatshme.

Bajerni i Mynihut është klubi i parë që fut këtë të re në stadium. Edhe Reali i Madridit ka menduar që në projektin e ri të stadiumit “Santiago Bernabeu” të ketë diçka të tillë për tifozët më ekskluzivë.