Aktuale

Në Vetëvendosje nuk dinë asgjë për ftesën e Thaçit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të pranuar dekretin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kjo gjë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zyra e Presidencës.

Mirëpo, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë në dijeni lidhje me ftesën e presidentit Hashim Thaçi për shefin e tyre, Albin Kurti.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, i ka thënë shkurt lajmi.net, se nuk ka informacione nëse ka mbërri festa e presidentit Thaçi apo jo.

“ Ende s’kam diçka zyrtare nëse ka mbërri apo jo”, ka thënë shkurt Manxhuka.

Theksojmë se sot, sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi, ka dorëzuar në mënyrë zyrtare emrin e Albin Kurtit për mandatar për kryeministër. 

the authorGazetaKNN