Aktuale

Nëna 28-vjeçare humb jetën pas lindjes

Një nënë 28-vjeçare ka humbur jetën në maternitetin e Vlorës pasi ka lindur foshnjën e saj.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në spitalin rajonal të Vlorës dhe verifikimi paraprak bën të ditur se E. B., 28 vjeçe ka humbur jetën në maternitet, pasi ka lindur foshnjën.

Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.