Shëndetësi

Nëse ju është mbyllur veshi, kjo është mënyra më e sigurt që ta pastroni (Video)

Nuk janë të rrallë ata të cilëve – posaçërisht pas notimit në det, pishinë, liqen apo lumë – u mbyllen veshët.

Kjo mund të jetë përvojë shumë e pakëndshme, madje edhe e dhembshme. Mirëpo, ne kemi zgjidhjen.

Kur ju mbyllet veshi, shkaktohen vështirësi të pakëndshme siç janë dhembja e kokës, problemi me sinuset, dhembja e fytit, problemi me dëgjimin, ndonjëherë edhe marramendja.

Mjeku David Hill ka gjetur zgjidhjen natyrale për pastrimin e veshit të mbyllur dhe thotë që përzierja e alkoolit me uthull dhe alkoolit medicinal në përpjesëtim 1:1 mund t’ju ndihmojë.

Mjafton vetëm një sasi e vogël.

Qitni disa pika në vesh dhe mbështeteni kokën në anën e kundërt 20 sekonda.
Atëherë kthejeni në pozitën normale dhe dylli vetë do të rrjedhë nga veshi.

Ky ilaç natyral me siguri do t’ju ndihmojë, ndërkaq veshi do të jetë i pastruar dhe ju do të shpëtoni nga dhembjet e padurueshme dhe inflamacioni i veshit, transmeton telegrafi.

Megjithatë, nëse dhembjet nuk pushojnë, mos e përsërisni procedurën, por shkoni te mjeku.