Aktuale

Nëse planifikoni vikend në Shqipëri, ky është moti

Moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe te dendura. Baza e reve të ulëta është 400 metra.

Sipas shërbimit meteorologjik, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Prani të shtrëngatave dhe stuhive, lokalisht edhe breshërit.

Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-12 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 2.0metër. Shikimi 3-km, mjegullinë për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore 11/25

Vendet e Ulëta 12/27

Vendet Bregdetare 14/27