Arsim & Kulturë

Nesër fillon Java e Arkitekturës

Java e Arkitekturës do të fillojë nesër në Prishtinë, ku temë kryesore do të jetë gjithëpërfshirja. Gjatë gjithë ligjëratat, punëtoritë, intervenimet, ekspozitat, shfaqje të filmave, studio e shtëpi të hapura, si dhe turne arkitektonike.

Sivjet përpos Fondacionit Kosovar të Arkitekturës, bashke organizator i Javës është edhe Future Architecture Platform.

Ligjëruesit më të dalluar këtë vit janë Martino Stierli, kuratori kryesor i Muzeut të Arteve Moderne në New York (MoMA); Jack Self kuratori i pavijonit Britanik në Bienalen e sivjetme të Arkitekturës; Jan Knikker, njëri nga partneret e studios se mirënjohur holandeze MVRDV; Elena Madison nga Project for Public Space; si dhe Bernard Khoury i njohur botërisht si arkitekti më i rëndësishëm arab i ditëve tona. Nga regjioni sivjet do ligjërojnë; Andrija Rusan, themeluesi i ORIS ditët e arkitekturës; Aljosa Dekleva nga studioja e mirënjohur Slovene Dekleva-Gregoric; Joni Baboci nga Bashkia e Tiranës, si dhe Erblin Bucaliu fituesi i parë i konkursit të Europanit nga Kosova. Kurse, nga platforma Future Architecture do jenë 6 arkitekt të ri evropjan që do prezantojnë idenë e tyr e mbi të ardhmen e arkitekturës, si dhe do debatojnë rreth saj me pjesëmarrësit. /KosovaPress/