Nesër luhet Superkupa e Spanjës Barcelona-Real Madrid

Barcelona pas zhgënjimit për largimin e yllit të saj Neymar, do të ndeshet me Real Madridin të dielën në Superkupën e Spanjës, një ndeshje e ndryshme nga ajo miqësore e fituar në fund të korrikut nga katalanasit.

Pas largimit të Neymar, Barça është në kërkim të francezit të Dortmund, Ousmane Dembélé, ose të brazilianit të Liverpulit, Coutinho, për të rikrijuar treshen e famshme në sulm, që është “reduktuar” vetëm me dyshen Lionel Messi e Luis Suarez.

10 fituesit e fundit të Superkupës së Spanjës janë:

2016: FC Barcelona

2015: Athletic Bilbao

2014: Atletico Madrid

2013: FC Barcelona

2012: Real Madrid

2011: FC Barcelona

2010: FC Barcelona

2009: FC Barcelona

2008: Real Madrid

2007: Séville FC