Aktuale

Nesër mblidhet kryesia e OVL së UÇK-së

Nesër me datë 24 gusht, mblidhet kryesia e Organizatës e Veteranëve të dala nga lufta e UÇK-së, do të mbajë mbledhjen e radhës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të dërguar nga kjo organizatë.

Në njoftim nuk është cekur arsyeja e kësaj mbledhje.

“Kryesia e OVL UÇK-së nesër me datë 24 gusht 2017 në ora 13:00 mbanë mbledhjen e radhës, e cila do të jetë e hapur edhe për media, prandaj jeni të ftuar edhe të merrni pjesë”, thuhet në njoftimin e OVL së UÇK-së./KosovaPress/