Aktuale

Nesër mot me diell dhe vapë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë nesër do të përfshihet nga mot me diell dhe vapë, kurse gjatë ditës së diele do të mbajë mot më vranësira.

“Mot me diell dhe vapë do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme, kurse gjatë ditës së diele do të mbajë mot më vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperendimit herë –herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 16m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.