Arsim & Kulturë

Nesër në Kolegjin AAB fillon “Prishtina Arts and Architecture Festival” PAAF 2019

Të nderuar studentë, kemi kënaqësinë e veçantë t’ ju ftojmë të merrni pjesë në edicionin e dytë të Festivalit të vetëm të Artit dhe të Arkitekturës në rajon – “Prishtina Arts and Architecture Festival” – PAAF 2019.

Hapja zyrtare e PAAF 2019 do të bëhet të mërkuren, me 22 maj 2019, ora 12:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, Kolegji AAB.

Në ditën e parë të PAAF 2019, përveç tjerash, ju gjithashtu do të keni mundësi të ndiqni edhe koncertin e studentëve të Muzikologjisë i cili fillon nga ora 12:00, si dhe do të bëhet hapja e Ekspozitës Kolektive të Studentëve të Arteve Vizuale.

Ju mirëpresim!