Aktuale

Nesër pritet votimi i projektligjit për dialogun

Qeveria e Kosovës pritet që të hënën ta votojë projektligjin për dialogun me Serbinë, që pastaj të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, në seancën e së premtes, derisa diskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projekt buxhetin e vitit 2019, kishte thënë se marrin si obligime kushtet e këtij subjekti politik.

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i ceket sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun ne qeveri dhe me sjellë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, nuk është konfirmuar ora se kur pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë.