Aktuale

Nesër shkatërrohen mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta

Kosova do t`i bashkohet Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla.

Me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, do të merr pjesë në këtë ngjarje rajonale duke shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre.

Në   ceremoninë   e shkatërrimit të   armëve që do mbahet nesër do të  marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, zëvendës përfaqësuesja Rezidente e UNDP,  Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane në Kosovë Henriette Kötter dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

“Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret  edhe për lansimin e fushatës ‘Festo me zemër, dhe jo me armë’ për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian. Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve”, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ceremonia mbahet në Janjevë duke filluar nga ora 10:00./KosovaPress/