Aktuale

Nesër takohen Haradinaj, Veseli, Limaj dhe Pacolli

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka treguar se ka ftuar në një takim partnerët e koalicionit qeverisës.

Haradinaj ka zbuluar se nesër do të mbahet një takim mes tij, Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit.

Ai tha se ky takim do të jetë një konsultë mes parterëve të koalicionit qeverisës.

“I kam ftuar për nesër kryeparlamentarin Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe partnerët tjerë të koalicionit qeverisës për një konsultë”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se koalicioni qeverisës ka një kohë të gjatë që nuk është takuar, madje Haradinaj nuk ju ka treguar as për dorëheqjen e tij deri në ditët që e ka zbuluara para mediave.

Ndërkaq do të mbetet të shihet së çfarë qëndrimi do të marr presidenti Hashim Thaçi, në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja në Kosovë.