Aktuale

Nesër varroset ish-gazetari, AGK shpreh ngushëllime

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit të mirënjohur Lekë Zherka. Zherka ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

Karrierën e kishte filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Ishte drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV). Deri në ditët e fundit të jetës së tij karrierën profesionale e vazhdoi në Radiotelevizionin 21.

AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zherka pati ndaj profesionit tonë dhe konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë. Zherka do të mbahet mend si gazetar që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit.

AGK i shpreh ngushëllime familjarëve të Zherkës, miqve bashkëpunëtoreve dhe të gjithë kolegëve gazetarë.

Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës nesër në orën11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sheshin 21 ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë, në orën 13:00.

the authorBurbuqe Metolli