Sport

Neymar apo Mbappe, ja cilin e preferon trajneri spanjoll Vicente del Bosque

Vicente del Bosque, mysafir i veçantë i programit “El Partidazo” në “Radio MARCA”, analizoi çështje të ndryshme të futbollit. Ai tha se përcjell me vëmendjue gjithçka ndodh, edhe pse ka dalë në ‘pension”: “Unë ende shikoj thuajse të njëjtin numër ndeshjesh si më parë, por pa përgjegjësinë e thellimit se cilin futbollist do të thërras”.

Real Madridi – “Ka një skuadër të shkëlqyer, por rezultatet nuk kanë qenë të duhurat në sezonin që u mbyll. Ndryshimi i dy trajnerëve është një nga gjërat më të këqija, që mund t’i ndodhë një klubi. E shoh si diçka të keqe këtë fakt. Të tre trajnerët e kanë njohur Real Madridin, por gjërat ndodhin”.

Guardiola – “Me siguri, ai duhet gjykuar ndryshe nga idetë e tij politike si trajner, thjesht duke marrë parasysh atë që ka bërë dhe po bën. Nuk ka pse konsiderohet tradhtar (politik), ka gjithë respektin tim”.

Finalja e Kupës së Mbretit – “Vihet përballë një skuadër në “lulëzim”, si Valencia, kundër një tjetre, që ka marrë një goditje të rëndë në gjysmëfinalet e Championsit, kundër Liverpool. Pra, Barcelona nuk vjen në momentin e saj më të mirë psikologjik, por ka faktorin “Messi”, i cili është i jashtëzakonshëm”.

Kombëtarja – “Mendoj se jemi në duar të sigurta, kemi një skuadër me lojtarë të mire. Besoj se i kemi mundësitë të arrijmë deri në fund”.

Finalja e Champions-it – “Apriori, unë mendoj Liverpool është më i mirë se Tottenham. Më kanë folur shumë mirë për Pochettino, ai është trajner që po e demonstron potencialin e tij”.

Ndërmjetësues – “Tebas dhe Rubiales herë pas here duhet ta dëgjojnë dhe ta pranojnë mendimin e tjetrit. Nëse më kërkojnë të ndërmjetësoj konfliktin midis La Liga-s dhe RFEF, do të përpiqesha”.

PSG – “Ka dy yje, të denjë për klubet më të mëdha. Unë do të nënshkruaja me Mbappé, nëse do të isha trajner”.

VAR – “Jam shumë tradicional, por besoj se VAR e ka përmirësuar drejtësinë e futbollit, edhe pse e kuptoj se ka njerëz që janë të dëshpëruar”. /FaktePlus