Sport

Neymar te Barcelona? Konfirmohet gjithçka nga zëvendës-presidenti i klubit

Jordi Cardoner, zëvendës-presidenti i FC Barcelona, mohoi se klubi po punon për nënshkrimin e Neymar.

Cardoner mohoi se ka tashmë kontakte të avancuara me yllin brazilian, por ai pranoi se Ney këmbëngul të kthehet në ‘Camp Nou’.

Zëvendës-presidenti i ‘Blaugranasve’ ka pranuar se nuk e pëlqen mënyrën se si Neymar u largua nga klubi, përcjell lajmi.net.

”Gjëja korrekte është të thuhet se Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë, por nuk pajtohem se klubi merakoset për nënshkrimin e tij, pasi kjo nuk është as në plan”.

”Ka shumë gjëra për të diskutuar në lidhje me largimin e tij [nga Barça] që nuk më pëlqeu, shumë gjëra për t’u zgjidhur. Duhet të ndryshoni skenarët”.

”Ka raportimet që ne kemi nënshkruar me Neymar, ne nuk kemi nënshkruar me askënd. As që kemi mbajtur kontakt me të. Ai dhe shumë lojtarë të tjerë duan të luajnë te Barcelona”, deklaroi Cardoner. /Lajmi.net/