Aktuale

Nga Havajet në Kosovë: Mediat serbe portretizojnë komandantin e ri të Bondsteelit

Në Bondsteel, bazën amerikanë nën komandën e KFOR-it në Kosovës, të shtunën do të bëhet pranimdorëzimi i detyrës së komandantit dhe në krye të bazës në vend të kolonelit (me origjinë serbe) Nick Ducich do të gjendet koloneli Roy Mekareg, njoftojnë pothuajse të gjitha mediet serbe, të cilat me këtë rast kanë paraqitur profilin e komandantit të ri.
Në kuadër të dorëzimit të komandës në KFOR Grupi multinacional luftarak – Lindje, Ekipi luftarak i brigadës së 29-të të këmbësorisë i nga Kapoelia në Havaji do ta zëvendësojë Enipin në shkuarje të brigadës 79-të të këmbëorisë nga qyteti kalifornian San Diego, shkruajnë mediet serbe.

Të dy njësitë janë pjesë e Gardës Kombëtare të ushtrisë amerikane, transmeton agjencia sebre Tanjug.

Agjencia thekson, duke cituar mediet amerikane dhe të dhënat nga profili i tij në “Linkedin”, se 45-vjeçari Makareg para marrjes së detyrës së komandantit të brigadës në Havaji në nëntor të vitit 2017, në Gardën Kombëtare pak më shumë se dy vjet ka punuar si kontrollor, përkatësisht menaxher kryesor financiar dhe nën mbikëqyrjen e tij ka qenë buxheti prej 16 miliardë dollarësh.

Prindërit e tij në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar nga Filipinet kanë emigruar në kryeqytetin havaian Honullullu, ndërsa Makareg na karreirën akademike i pari na diplomuar në Universitetin e Havajit në Manoi, e pasta ka arritur deri në master nga administrata e biznesit e Universitetit Touro, e më pas edhe deri në master nga strategjia kombëtare e sigurisë në Kolegjin kombëtar të luftës, i cili është në kuadër të Universitetit kombëtar të mbrojtjes në Uashington.

Funksionin e parë ushtarak e ka pasur në bazën e ushtrisë amerikane Spirhed në Kujat, e pastaj ka shërbyer në Byronë e Gardës Kombëgtare, ndërsa ka punuar edhe në Pantagon, ku pasi ka fituar gradën e kolonelit ka qenë njëri prej pesë zëvendësve të Sekretarit të ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes së ShBA-ve.

Makareg në Kosovë do të jetë komandant i bazës Bondsteel, e cila mund të pranojë deri në 7.000 ushtarë dhe është baza më e madhe amerikane ne Bonsteel, theksojnë mediet serbe./gazetametro.net

the authorBurbuqe Metolli