Aktuale

Nga Qeveria në opozitë, kaq vota mori Ramush Haradinaj në zgjedhjet e 6 tetorit

Në korrik të këtij viti, Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit. Për çka i hapi rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Të cilat zgjedhje u mbajtën me 6 tetor.

E që një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, tek sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare.

Derisa Haradinaj për dy vite ishte në krye të Qeverisë, ai tani do të jetë vetëm në krye të partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këto zgjedhje, AAK që ishte në koalicion me PSD-në doli partia e katërt, me 11.477 për qind të votave.

Haradinaj që ishte edhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion, arrit të marrë besimin e vetëm 75 mijë e 917 qytetarëve të Kosovës.

Kujtojmë që Haradinaj kishte dhënë dorëheqeje me arsyjen se ai i ishte ftuar për tu marr në pyetje nga Gjykata Speciale.