Sport

Ngecin bisedimet mes Liverpool dhe Emre Can

Bisedimet mes Liverpool dhe Emre Can për zgjatjen e kontratës kanë ngecur.

Daily Mail raporton se turku me nënshtetësi gjermane është në rrugë për të mbetur agjent i lirë, transmeton Express.

Kontrata e përfaqësuesit të kombëtares gjermane skadon verën e ardhshme, që do të thotë se ai do të jenë në një pozitë që ia mundëson atij të bisedojë me klubet jashtë Anglisë nga janari.

Ndër skuadrat më të interesuara për të është gjiganti italian Juventus. /Express/