Aktuale

Ngritët aktakuzë për vrasje në tentativë të një dëshmitari

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve N.P. dhe L.K., për veprën penale të vrasjes në tentativë, ndërsa për të akuzuarin N.P., edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, N.P. dhe L.K., më 11.01.2017, me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin I.K., i cili në ato momente ishte duke punuar në punëtorin e tij pranë shtëpisë së tij në Prizren, me qëllim që të mos dëshmoj si dëshmitarë në një proces gjyqësor.

I akuzuari Gj.P. i cili për momentin është në arrati dhe i akuzuari L.K. kanë hyrë brenda dhe e kanë sulmuar të dëmtuarin I.K.. I akuzuari Gj.P e ka sulmuar me sopat në trup dhe krahë duke shkaktuar plagë, ndërsa i akuzuari L.K., ka nxjerrë armën e zjarrit – pistoletë dhe ka shtënë dy herë nga afërsia në drejtim të dëmtuarit, me ç’ rast i shkakton lëndime të rënda trupore.

Ndërkaq, i akuzuari N.P., bënte roje në afërsi të vendit të ngjarjes dhe më pas që të tretë largohen nga vendi i ngjarjes. I akuzuari N.P. akuzohet edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së, ka njoftuar Prokuroria./KosovaPress/