Aktuale

Nikoliq: Institucionet evropiane po sulmojnë hapur Serbinë për të njohur Kosovën

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, tha sot se disa institucione evropiane janë duke kryer “sulm të hapur” ndaj Serbisë.

Sipas tij, krejt këto sulme po vijë pasi ato (shtetet evropiane) po vazhdojnë presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë për të pranuar Kosovën si shtet.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve e hapura që vijnë nga institucionet evropiane për Kosovën, për të na bërë që ta pranojmë këtë shtet”, ka thënë Nikoliq.

Ndërsa, i pyetur se çfarë problemi kishte dje me shefen e EULEX-it, Alexander Papadopulu, Nikoliq ka thënë se ajo nuk dëshironte që asnjë nga fjala e saja të takimit të përfshiheshin në njoftim, ndërsa ai insistonte se mediat dhe populli serb duhet të jenë të informuar për atë se çfarë u bisedua.

“Ajo tha se çka ajo tha nga pikëpamja e evropianizimit nuk duhet të publikohet në media. Kështu që unë nuk e kuptoj pse ajo vendosi embargo në deklaratë”, tha Nikoliq.

Ai shtoi se biseda e tyre ishte e hapur dhe ai i bëri të gjitha vërejtjet që ka, Nikoliq gjithashtu deklaroi se EULEX nuk e mbikëqyr veriun e Kosovës, vetëm burgjet dhe qendrave e paraburgimit.