Aktuale

Nis dekorimi i kryeqytetit për 10 vjetorin e pavarësisë

Data e 17 shkurtit të këtij viti shënon vitin jubilar të pavarësisë së Kosovës dhe për këtë qëllim, sheshet kryesore të kryeqytetit do të marrin pamje festive dhe ndryshe nga vitet e kaluara.

Në mëngjesin e të enjtes kanë filluar që sheshet të rregullohen me flamuj dhe logo të dhjet vjetorit.

Në sheshet e Prishtinës tashmë janë duke u parë kompanitë kontraktuese të cilat janë zgjedhur ta dekorojnë Prishtinën, me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.