Aktuale

Nis faza e dytë e Zhvillimit të Integruar Territorial

Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sot fazën e dytë të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial (INTERDEV).
Gjatë fazës së parë trevjeçare, INTERDEV ndihmoi mbi 750 gra dhe burra të gjejnë punë dhe përmirësoi jetën e më tepër se 2600 anëtarëve të familjeve në komunat Dragashit dhe Shtërpcës.
Duke parë se ky projekt arriti t’i adresojë disa nga sfidat më madhore, me të cilat ballafaqohen qytetarët, ADA dhe UNDP do të lansojnë fazën e dytë të projektit INTERDEV i cili do të zgjasë deri në janar të vitit 2020 dhe do të përfshijë edhe Komunën e Vitisë./KosovaPress/