Rajon & Botë

Nis ndërtimi i prototipave të murit mes SHBA-së dhe Meksikës

Qeveria amerikane njofton se ka nisur ndërtimi i tetë prototipave për murin kufitar me Meksikën, një premtim ky i bërë gjatë nga presidenti Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare njofton se katër prototipa do të ndërtohen me beton, ndërsa tjerat do të ndërtohen nga materiale tjera, shkruan BBC, përcjell Express.

Plani i qeverisë amerikane është t’i testojë disa seksione të murit afër San Diegos.

Trump ka premtuar se do ta ndërtojë një “mur të madh dhe bukur” mes dy vendeve.

Prototipat do të jetë deri në 9 metra të lartë dhe pritet të kompletohen brenda 30 ditëve.

Më pas, zyrtarët do t’i vlerësojnë dizajnët për efikasitetin e tyre për rreth tre muaj.

Ndërsa, në planin përfundimtar të murit do të inkorporohen edhe kamera dhe sensorë.

/Express/