Aktuale

Nis procedura për ndryshim të Ligjit për Dhomën e Posaçme të Supremes

Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për ndryshimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme
Ndër kërkesat që i janë bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit është që të ndryshohet neni 3 i Ligjit, i cili flet për përbërjen, organizimin dhe emërimin, ku kufizohet që numri i gjyqtarëve të jetë deri në 20.

Numri i vogël i gjyqtarëve është konsideruar si shkaktar i grumbullimit të lëndëve të pazgjidhura në këtë organ të drejtësisë, i cili merret me kontekste që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe procesin e privatizimit në tërësi.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në fillim të këtij viti në Dhomën e Posaçme, në të dy shkallët kanë qenë të pazgjidhura 21 mijë e 581 lëndë.