Aktuale

Nis rinumërimi i votave

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka nisur rinumërimi i 1472 vendvotimeve, raporton Gazeta Express.

Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur nga KQZ-ja, pasi që për vendimin e PZAP-së për rinumërim nuk kishte pasur asnjë ankesë në Gjykatën Supreme.

PZAP të hënën ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia./Express/