Aktuale

Nisin punët për ndërtimin e rrugës në dy fshatra të Skenderajt

Kanë filluar punët për ndërtimin e rrugës Rezallë- Rezallë e Re në komunën e Skenderajt.

Në fillimin e punimeve kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, Gjenerali Iliaz Dërguti, drejtoresha e Urbanizimit Sanie Ahmeti dhe inxhinierët.

Jashari ka thënë se banorët e Rezallës dhe Rezallës së re, më nuk do ta kenë shqetësimin e rrugës që lidh këto dy fshatra.

“Banorët e fshatit Rezallë dhe Rezallë e re, më nuk do t’a kenë shqetësimin e rrugës që lidhë këto dy fshatra me gjatësi rreth 3km, sepse sot filluan punimet në këtë rrugë e cila sipas projektit dy vjeçar do të asfaltohet. Urime të gjithë banorëve të kësaj pjese për këtë rrugë. Jemi duke punuar gjithandej dhe do të vazhdojmë të punojmë për Skenderajn tonë!”, tha Jashari.