Aktuale

NISMA-AKR pjesë e Qeverisë? Kjo është përgjigja e VV-së dhe LDK-së!

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së djeshme e ka pranuar si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë për anulimin e kutive të ardhura nga Serbia. PZAP gjithashtu vendosi edhe për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve.

Me këtë nënkuptohet se dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetori nuk mund ta formojnë qeverinë pa partnere qeverisës pasi nuk i kanë numrat e mjaftueshme. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 28, ndërsa për t’i siguruar numrat duhet ti kenë 61.

E pas vendimit të PZAP, NISMA do ti sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend. Pra, një nga mundësitë e vetme është ofrimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për partnerë me NISMAN. Lidhur më këtë çështje IndeksOnline ka kontaktuar me përfaqësues të LVV-së dhe LDK-së.

Në partinë e Kurtit thonë se është herë të jepet një përgjigje se a do të kenë partneritet me NISMAN “S’mund te përgjigjem njëherë pa pasur vendim për vendimin e PZAP-it. Pastaj ne një situate tjetër mund te flas. Atëherë do te përgjigjemi ne përputhje me rrethanat. Njëherë s’mund te them gjë pa u sqaruar deri ne fund” ka thënë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Maxhuka.

Ndërsa, subjekt i Isa Mustafës deklarohet se kjo është përgjegjësi e LVV-së edhe pse numrat duhet të sigurohen për tu formuar qeveria. “Nëse e kanë mendjen LDK dhe LVV me formu qeverinë duhet ti bëjnë numrat. Numrat janë zgjedhjet kanë nxjerrë numra dhe duhet me bisedu. Nuk është përgjegjësi e LDK të bëjë qeverinë” ka thënë nënkryetari i kësaj partie për Indeksonline, Agim Veliu.

Ndryshe, vendimi i PZAP-së ku urdhëron KQZ-në të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, si dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve.